Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Kurtan Kajtazi, me numër 37 në listën zgjedhore, ka ndarë sot një moment të veçantë me mikun e tij, stomatologun dhe veteranin e shëndetësisë kosovare, Avdyl Salihu.
Në një postim në rrjetet sociale, Kajtazi thekson vlerat dhe kontributin e palodhur të Salihut, i cili ka kaluar një jetë të tërë në shërbim të qytetarëve dhe çështjes kombëtare, veçanërisht në kohët më të vështira për vendin.
“Kafja e mëngjesit me veteranin e shëndetësisë kosovare, mikun tim, stomatologun Avdyl Salihu, një jetë të tërë në shërbim të qytetarëve dhe çështjes kombëtare kur vendi kishte më së shumti nevojë. Personalitetet si Avdyl Salihu janë të rralla dhe si të tilla duhet t’i çmojmë për punën e palodhur që vazhdojnë ta bëjnë. Faleminderit për kohën miku im!” – ka shkruar Kajtazi.