Pasi Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dërgoi lule në urim të ditëlindjes së politikanes Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar gazetari Vehbi Kajtazi.
Kajtazi bëri krahasime të tilla si “uri për ushtarët…lule për bashkëpunëtorene e Radojçiqit”.
Uri per ushtaret. Varferi per veteranet. Lule per bashkepunetoren e terroristit Milan Radojeçiq. Ky eshte Albin Kurti. Veç ai di keshtu. Veç ai di te vleresoje dhe ndeshkoje njekohesisht”, shkroi Kajtazi në Facebook.
Ky reagim i tij vjen pas publikimit të mesazheve të reja që Mimoza Kusari kishte shkëmbyer me Slavko Simic-in e Listës Serbe, ku ndër të tjera, deputetja e VV-së e quan “brate” deputetin e Listës Serbe.