Kafiqat “eskalojnë” me rritje të çmimeve, një ujë i thjeshtë kushton 1.2 euro

Publikuar më:

Çmimet në produke ushqimore përveç që janë rritur në markete të ndryshme, ato janë rritur edhe në kafiteri.

Në një fotografi të publikuar nga lajmi.net shihet se si një ujë i thjeshtë, në një lokal të gastronomisë në qendër të Prishtinës, kushton 1.20 euro.

Artikulli në fjalë, në të kaluarën, rrallëherë kushtonte 1 apo mbi 1 euro.

Kundër rritjes së çmimeve po zhvillohet një debat në parlamentin e Kosovës, ku opozita ka kritikuar ashpër qeverinë për neglizhimin që kjo e fundit po ia bënë situatës ekonomike në vend.

JU REKOMANDOJMË