Ka veturë 36 mijë euro e shtëpi 110 mijë, por Besnik Beka thotë se ka vetëm 500 euro në bankë

Publikuar më:

Drejtori i Planifikimit dhe Urbanizmit, Besnik Beka, ka deklaruar se ka në pronësi një shtëpi e një veturë.


Sipas deklarimit që ka bërë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, Besnik Beka ka shtëpi në vlerë 110 mijë euro, që thotë se është e prindërve, shkruan “Jepi zë”.

Po ashtu, drejtori Beka thotë se ka në pronësi një veturë që kushton 36 mijë euro. Ai nuk ka deklaruar llojin e veturës.

Mirëpo, çka bie në sy, është se drejtori Beka thotë se në bankë ka vetëm 500 euro, në Bankën Ekonomike.

Ndryshe, të ardhurat e vetme të deklaruara të Besnik Bekës, është rroga e drejtorit prej 620 eurosh.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.