Ka vdekur e mitura që u shkel nga treni në Klinë, trupi akoma ka mbetur në rrugë

Publikuar më:

Vajza që është goditur nga treni në mesditën e sotme në Klinë ka vdekur.


Vdekjen e viktimës e kanë konfirmuar nga Prokuroria Themelore e Pejës.

Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë së Pejës, ka thënë se viktima ka ndërruar jetë si pasojë e goditjes nga treni.

Identiteti i viktimës nuk është bërë i ditur. Reporteri.net mëson se trupi i viktimës është ende në rrugë, aty ku e ka shkelur treni.

Zëdhënësi i Policisë rajonale të Pejës, Driton Rugova ka konfirmuar se vajza e mitur është goditur nga treni rreth orës 12:45 në Klinë, por ka deklaruar se nuk ka dhënë detaje të tjera.

Ndërsa janë publikuar pamje nga vendi i aksidentit.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.