Jo më mallra e frigorifer në rrugë: Komuna e Mitrovicës “kërcënon” bizneset që t’i lirojnë hapësirat publike

Publikuar më:

Komuna e Mitrovicës ka paralajmëruar bizneset që t’i lirojnë hapësirat publike.

Me qëllim të lirimit të hapësirave publike dhe krijimit të kushteve për qarkullim të sigurt të këmbësorëve në trotuare si dhe ruajtjen e mallrave duke u bazuar në Rregulloren Komunale për kriteret për vendosjen e objekteve të përkohshme në hapësira publike Nr. 01/2016 dhe ligjet tjera përkatëse, subjektet afariste të cilat veprimtarin e tyre tregtare e zhvillojnë në pjesën urbane të qytetit, nga data 17.01.2022 u ndalohet ekspozimi i mallrave para lokaleve si dhe vendosja e frigoriferëve pa leje në hapësira publike, thuhet në njoftimin e Komunës.

Drejtoria e Inspeksionit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës do të ndërmarr të gjitha masat e parapara ligjore për lirimin e hapësirave publike.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.