Javë e nxehtë, temperaturat do të shkojnë deri 35 gradë

Publikuar më:

Java e parë e verës do të filloj me kushte të qëndrueshme meteorologjike.

Kjo si rrjedhojë e masave të nxehta të ajrit të ardhura nga Afrika e Veriut e që do të ndikojnë dukshëm në rritjen e temperaturave maksimale.

Do të ketë shumë orë me diell dhe vranësira të pakta, përjashtuar ditën e marte ku vranësirat do të jen më të dendura dhe do të krijohen kushte për reshje shiu nëpër disa vende.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-35 gradë Celsius. Indeksi UV vazhdon të mbetet i lartë, prandaj preferohet që mos të jemi në kontakt të drejtpërdrejt me rrezet e diellit nga ora 10-17. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i veriut dhe veriperëndimit.

Të kujtojmë se stina e verës astronomike fillon ditën e marte, dt. 21.06.2022 në orën 11:13.

JU REKOMANDOJMË