Jasharaj – Sveçlës: Mos u nis nëpër shkolla sikur te minatorët se do të kthehesh i turpëruar

Publikuar më:

Rrahman Jasharaj nga SBASHK-u, ka ironizuar me takimin e Sveçlës dhe Rizvanollit në takimin që patën me minatorët javën e kaluar.

Jasharaj me ironi thotë, “pritne tani kur Sveçla e Nagavci të shkojnë në shkolla më 2 shtator”.

“Kjo qasje për të heshtuar zërat e punëtorëve e për të shuar e zhdukur sindikat nuke do të ndalet. Vizita e ministrit të punëve të brendshme të minatorët e fjalori e zëri i tij i ngritur është ajo që nuk ka ndodhur e nuk duhej të ndodhte në shtete demokratike. Çka kërkoi te minatorët ky Sfeçla? . Nuk u solli lajme të mira , por shkoi me qëllim që t’ua fus frikën në palcë e t’ua mbyll gojën që të mos dalin kurrë më e të mos kërkojnë paga , por të vdesin urie nëse duhet.”, shkruan ndër të tjera Jasharaj.

Më poshtë reagimin e plotë:

Pritne tani kur Sfeçla e Nagavci të shkojnë në shkolla më 2 shtator

Qeveria Kurti me qasjen kundër dialogut dhe me luftën kundër zërave kritik të sindikave mund të vazhdojë betejat, sikur ajo e Ministrit Sfeçla për t’u takuar me punëtorë e për t’u munduar t’i frikësojë , ata siç ndodhi në takimin me minatorët, që janë plot halle e varfëri.

Kjo qasje për të heshtuar zërat e punëtorëve e për të shuar e zhdukur sindikat nuke do të ndalet. Vizita e ministrit të punëve të brendshme të minatorët e fjalori e zëri i tij i ngritur është ajo që nuk ka ndodhur e nuk duhej të ndodhte në shtete demokratike. Çka kërkoi te minatorët ky Sfeçla? .

Nuk u solli lajme të mira , por shkoi me qëllim që t’ua fus frikën në palcë e t’ua mbyll gojën që të mos dalin kurrë më e të mos kërkojnë paga , por të vdesin urie nëse duhet. Ky Sfleçla, i trimëruar nga do poza në Ujman e te Ura , pasi ishte i mbrojtur nga djeloshat e shkëlqyer e atdhetar si pjesëtarë të policisë sonë , nuk është e habitshme nëse më 2 shtator e merr me veti Nagavcin e dalin nëpër shkolla e duke u takuar me mësimdhënës do të trimërohen nga pritja e tyre dhe do të mundohen t’i frikësojnë e të kërkojnë nga ata se kush
është ai që po guxon të kritikojë Qeverinë Kurti, kush është ai që guxon të kërkojë realizimin e të drejtave e kërkesave legjitime dhe se kush është ai që po guxon të kritikojë MASHTI-n dhe Qeverinë për mos ngritjen e pagave , për ndyshimet në dëm të punëtorëve të arsimit në Ligjin për skemat pensionale dhe për mohimet që u bëhen në të drejtat e fituara . Sfeçla e Nagavci mund të vizitojnë shkollat, sikur bëri ky Sfeçla me një ministre tjetër të minatorët, por le të mendojnë mirë para kësaj sepse na kishin “vizituar” në vitet 90-ta alamet hyqymeti duke treguar armë, pendreka e muskuj, por nuk na kishin frikësuar. Ne vazhuam ta mbrojmë arsimin shqip në përballje me gjithë ato kërcënime e dhunë.

Ministër Sfeçla, ashtu si i vizitove minatorët me fjalim të zëshëm e me tendencë për të mbjellur frikë, mos u nis nëpër shkolla se do të kthehesh i turpëruar e me kokën ulur. Ministër Sfeçla punëtorët e arsimit , që nga çerdhet e deri në universitete janë bashkë e në SBASHK.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.