Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, i ka dhënë ultimatum kryeministrit, Albin Kurti, në lidhje me Ligjin për paga.
Ai ka thënë se do t’i japinë qeverisë një afat, mirëpo kur të kalon ai afat, siç ka thënë ai, drynat i kanë gati.
“Ti japim një afat publikisht t’i themi sindikatat t’presin deri n’prill , në të vërtetë shkurt. Mas shkurtit shkollat i ki të mbyllura, policinë do ta kesh të trazuar, shëndetësinë do ta kesh në kollaps, ujësjellësin e të tjerë. Apo do të thojmë bëni çka doni e asi. Unë konsideroj po them në emër të SBASHK-ut, duke e njohur SBASHK-un mirë ne mund t’i japim mbase qeverisë ndonjë afat. Po kur kalon ai afat ne drynat i kemi të gatshëm dhe shkollat do të jenë të mbyllura me gjithë çerdhe. 4 dhjetori po vjen dhe të mos diskutojmë për gjëra të kaluara. A do të hymë në protesta e greva apo do të mjaftohemi me këtë se Qeveria po punon?”, ka deklaruar Jasharaj.
Këto komente ai i ka bërë në një takim të jashtëzakonshëm të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) me përfaqësues të të gjitha Federatave, anëtare të BSPK-së.