Iu arrestua vëllai, Shqipe Pantina: S’tentoi të ikte, ishte jerm dhe e ngatërroi daljen

Publikuar më:

Policia dje arrestoi gjashtë persona dhe konfiskoi 12 kilogramë marihuanë në disa lokacione nëpër vend.

Por, gjatë kontrollit në një lokacion, Policia tha se një i dyshuar tentoi t’u ikte atyre duke kërcyer nga një lartësi e shtëpisë.

Për pasojë, i dyshuari kishte pësuar lëndime.

E ky i dyshuar doli të ishte vëllai i anëtares së LDK-së, Shqipe Pantina.

Kjo e fundit foli për rastin, duke thënë se vëllai i saj s’tentoi të ikte nga policia, por ishte gjysmë i përgjumur dhe e ngatërroi daljen nga dhoma.

“Është e vërtetë se ai ka pësuar lëndime serioze dje, por është e vërtetë se ai nuk ka tentuar të i ikë arrestimit. Gjysmë i përgjumur (në jerm) ai ka ngatërruar daljen nga dhoma”, është shprehur Pantina, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, ajo tha se vëllai i saj është jashtë rrezikut për jetë por ka lëndime serioze të boshtit kurrizor, përcjell Klankosova.tv.

Ndër të tjera, ajo tha se është e vërtetë që shtëpia e vëllait të saj është bastisur dje nga Policia, “por është e vërtetë se aty NUK është gjetur ASGJË, këtë e ka vërtetuar sot edhe Gjykata”.

“Vëllai im nuk akuzohet për asgjë”, potencoi ish-deputetja Shqipe Pantina.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.