Ish-ushtari i UÇK-së ka nevojë për ndihmë, ka mbetur i palëvizshëm

Publikuar më:

Deputeti i LDK-së Anton Quni ka kërkuar ndihmë për bashkëluftëtarin e tij, Besnik Kuqi, i cili thotë se është i palëvizshëm dhe në gjendje të rëndë shëndetësore.

Përmes një shkrimi në Facebook, Quni tha se shërimi i tij mund të bëhet jashtë vendit, mirëpo Besniku ka nevojë për ndihmë.

Postimi i plotë:

Të bëhemi bashkë. Të shpëtojmë Besnikun.

Besnik Kuqi, luftëtar i shumë betejave në Dukagjin, e bashkëluftëtarë në Betejën e Koshares; trim dhe i disiplinuar, me ekipin e tij në topin M-75mm nuk lejonte asnjë manovër të forcave të blinduara të armikut.
Me nder i shërbeu atdheut, ndërsa atdheu për të ishte dhe është mbi të gjitha.
Besniku ka nevojë për dashurinë dhe kujdesin tonë.
Besniku, sot, është i palëvizshëm dhe në gjendje të rëndë shëndetësore, mirëpo ai mund të shërohet; shërimi i tij mund të ndodh jashtë vendit, ndaj i duhet ndihma jonë, ndihma e përbashkët. Të bëhemi bashkë. Të shpëtojmë Besnikun.
Të bëhemi 10000 dashamirë që i dhurojmë nga 10€, do të shpëtojmë një jetë; jetën e atij që gjithmonë sakrifikoi për atdheun dhe lirinë e të gjithë popullit.

Banka Ekonomike,
1403000008837943
Numri i kontaktit:+38345 264592

JU REKOMANDOJMË