Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka arritur sot në Kosovë pasi Gjykata Speciale në Hagë i ka mundësuar një vizitë të shkurtër për arsye humanitare.
Ai do të ketë mundësinë të vizitojë varrin e babait të tij, i cili ndërroi jetë disa ditë më parë, si dhe të kalojë disa orë me familjen.
Jepi zë mëson se aktualisht Thaçi ndodhet në rrugën Drenas-Skenderaj, duke udhëtuar drejt familjes së tij.
Kjo vizitë është e kufizuar në kohë dhe pritet që pas përfundimit të saj, ai të kthehet sërish në Hagë, ku po mbahet në paraburgim nga Gjykata Speciale.