Ish-oficeri britanik që shërbeu në Kosovë: Pajtohem me Osmanin e Kurtin rreth paralajmërimeve për luftë

Publikuar më:

Ish-oficeri britanik që shërbeu në Kosovë, Ade Clewlow, ka thënë se pajtohet me presidenten Vjosa Osmani si dhe kryeministrin Albin Kurti kur bëjnë paralajmërime se Serbia mund të sulmojë ushtarakisht brenda territorit të Kosovës.

Ai ka vlerësuar se Osmani e Kurti në këtë mënyrë po sigurohen që Kosova të jetë në kryetituj si dhe në listën e vendeve perëndimore krah Brukselit dhe NATO-s.

“Si presidentja ashtu edhe kryeministri i Kosovës janë jashtëzakonisht profesionalë dhe të përkushtuar kur është fjala për ta përfaqësuar Kosovën dhe ata do të bëjnë më të mirën që të sigurohen që Kosova të jetë në kryetituj dhe në listën e vendeve perëndimore krah Brukselit dhe NATO-s”, tha Clewlow për Klan Kosova.

“Kjo në mënyre që bota sytë të mos i drejtojë vetëm nga ajo çka po ndodhë në Ukrainë gjë që është e kuptueshme për të gjitha arsyet që tashmë i dimë, por ata po bëjnë çmos që të bëjnë të qartë se çfarë po ndodhë në Kosovë dhe se është në interesin ndërkombëtar për të reaguar ndaj çdo lloj përshkallëzimi që mund të shkaktohet nga Beogradi”.

“Nga kjo perspektivë mendoj se po bëjnë mirë që po veprojnë kështu siç po bëjnë”, tha ai.

JU REKOMANDOJMË