Ish-kryeshefi i Trepçës, Rafet Ibishi, lirohet nga paraburgimi

Publikuar më:

Gjykata e Mitrovicës kishte caktuar 30 ditë paraburgim ndaj Rafet Ibishit, ish U.D kryeshefit të Trepçës dhe katër të tjerëve, të cilët u arrestuan për një incident në ndërmarrjen Trepça në Mitrovicë.

“Jepi zë”, ka mësuar se Ibishi është liruar nga paraburgimi dhe të njëjtit i është vendosur masa e arrestit shtëpiak.

Ibishi, së bashku me të dyshuarit B. S., B. I., Sh. R., dhe Z. I., ishin përfshirë në një incident brenda hapësirave të objektit të Ndërmarrjes Publike “Trepça”.

Ata dyshohen se sulmuan fizikisht u.d. kryeshefin e ri të kësaj ndërmarrjeje, Enis Abdurrahmani dhe drejtorin e Administratës, Besim Haxhiu.

JU REKOMANDOJMË