Ish-kryeshefi i Trepçës, Enes Muzaqi, merr ofertë të bëhet pjesë e Qeverisë

Publikuar më:

Ish-ushtruesi i detyrës së kryeshefit të ndërmarrjes Trepça, Enes Muzaqi, po vlerësohet për punën që bëri gjatë mandatit të tij.


Denocimi që bëri për dallaveret me peshoren dhe llogaridhënia, ka bërë që Muzaqi të vlerësohet nga përfaqësuesit e Qeverisë.

Sipas burimeve të Jepi zë, ai ka marrë ofertë të bëhet pjesë e Qeverisë Kurti, si zëvendësministër.

Sidoqoftë, Muzaqi kishte ofruar dorëheqje nga pozita e kryeshefit me arsyetimin se ka probleme shëndetesore dhe për arsye familjare, por burimet e “Jepi zë” marrin vesh se ai nuk kishte pranuar të nënshtrohet.

Ndryshe, ish-kryeshefi Muzaqi mbahet mend për veprimin e tij të parë, heqjen dorë nga shtesat për Çetën e Minatorëve dhe rritjen e prodhimit, përkundër mungesës së mjeteve financiare.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.