Ish-këshilltari Avni Zogiani: E kam ditë që Agim Bahtiri ka me humb

Zëri qytetar

E frikshme: Në mbrëmje me “blic” të telefonit, Golf 2-shi del në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë-

 Vozitësit të cilët ngasin veturën pa ndezur dritat edhe gjatë ditës gjobiten nga Policia e Kosovës. Mirëpo, një vozitës nuk...

Mitrovicasi mundohet të bëjë “drift” tek Liqeni, por gabon dhe e aksidenton veturën luksoze

Një qytetar nga Mitrovica është munduar të bëjë "drit" me veturën e tij tek Liqeni në Mitrovicë. Teksa e kanë...

Një nga “mrekullitë” e arkitekturës ndodhet në Mitrovicë, banesat buzë më buzë në zemër...

Pamja që po shihni duket joreale, por në të vërtetë është në zemër të qytetit të Mitrovicës. Kjo madje, po...

Ankohet mitrovicasi: Në vend të mishit një “fast food” na mbush buken me majonez

Qytetarët e Mitrovicës janë të pakënaqur me ushqimin që po u shërbehet në "fast food". Përveç që po përballen me...

Bedri Hamzës i terrohet sheshi, një javë pasi e rregulloi – prishen dritat dekoruese

Sheshit të Mitrovicës po i shuhen edhe ato pak drita që ishin ndezur për ta ndriquar qytetin në prag...

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogiani, i cili një kohë mori rrogë si këshilltar në Komunën e Mitrovicës, ka thënë se e ka ditur që Agim Bahtiri do t’i humb zgjedhjet.

Ai në emisionin “Frontal” në T7, deklaroi se ai nuk ka qenë opsioni më i mirë i VV-së për ta kandiduar për Mitrovicën.

“Unë e kam ditë që ka me e humb. Unë kam qenë për një kohë në Mitrovicë dhe e kam parë dhe u kam thënë strukturave atje dhe njerëzve që s’besoj që është opsioni më i mirë dhe që do të fitojë. Pas një muaji ose dy të qëndrimit tim aty, kam ardhur në konkludim se nuk duhet të shkohet me të”, ka deklaruar ai.

Anëtari i VV-së theksoi se asgjë në Mitrovicë nuk po ndryshonte dhe se punë publike po kryenin kompanitë që ishin të angazhuara edhe gjatë qeverisjeve të tjera.

“E kuptova nga fakti që qeverisja atje nuk ishte ndryshueshëm. Pak a shumë të njëjtat kompani që kanë kryer punë publike kanë vazhduar. Pra që kanë qenë të lidhura me PDK-në. Pak a shumë të njëjtit faktor që kanë qenë përfitues të pushtetit dhe njerëzit e kanë parë këtë e kanë kuptuar këtë”, ka thënë Zogiani.

Ai tha se nuk ka qenë mirë që të punohet me Agim Bahtirin. Sipas tij, ai nuk i takon frymës së VV-së.

“Unë kam punuar rreth pjesës së stafit brenda. Nuk ka qenë mirë me të thënë të drejtën. Se di çfarë të them. S’ka qenë ndonjë frymë që unë e mendoj që i takon Vetëvendosjes. Ajo frymë nuk i takon VV-së. Thjeshtë jam mundu me e bë atë që kam mundur. Kam ardhur në konkludim se nuk shkohet kështu dhe se nuk shkohet tjetër me këtë kandidat. Ka qenë edhe fryma tjetër dhe ai ka ec përpara”, ka thënë ai.

Të fundit

Alarmuese: 6 të vdekur dhe gati 4000 mijë raste të reja

IKSHPK ka njoftuar se numri i rasteve me COVID vazhdon të jetë i lartë, ndërkohë që është rritur numri i vdekjeve. Vetëm brenda 24 orëve...

Vjen një propozim i ri për çmimin e rrymës në Kosovë

Instituti për Politika Zhvillimore në Kosovë (INDEP) ka propozuar strukturë prej tri bllok-tarifash për çmimin e energjisë elektrike. Në një konferencë për media, ky institut...

Lajme të tjera