Ish-kandidatja e VV-së për deputete: Kush e bon për spital Valon Sylën, 500 euro i ka prej meje

Publikuar më:

Gazetari Valon Syla u sulmua gjatë ditës së djeshme në pikë të ditës në lagjen “Pejton” të kryeqytetit. Sulmi lidhet me punën e tij si gazetar.


Pro sulmit të tij është shprehur ish-kandidatja e Vetëvendosjes për deputete, Valbonë Bajrami.

Bajrami përmes një shkrimi në Facebook, është shprehur se kushdo që e bën për spital Valon Syla 500 euro i ka nga ajo.

Sipas saj definicioni i fjalës së lirë nuk duhet të “dallashitet” me ofendime e paragjykime të rënda.

Shkrimi i plotë:

“Kush e bon për spital Valon Sylën, 500 i ka prej meje dhe ka 100 për secilin banalist që ja dallashitë defenicionit të fjalës së lirë, me ofendime dhe paragjykime të randa.

Atyne që ja u dhajnë ka një flakareshë, sepse atë që e thotë Valoni e konsiderojnë mendim, I kanë ka 10 euro. Që a kam harru naj nënkategori, ju kërkojë ndjesë.

Personi i dyshuar për sulmin fizik ndaj gazetarit Valon Syla është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi për Gazetën Insajderi ka treguar se: “Me aktvendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje deri në 48 orë”.

Në anën tjetër, gazetari Valon Syla ka thënë se sulmi fizik ndaj tij shpërfaq një akt primitiv, i cili sipas tij, vjen nga njerëz primitiv.

Drejtori i portalit “Metro” ka deklaruar se akti i dhunshëm vërteton kritikat e tij për komunitetin e diasporës.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.