Ish-kandidati i VV-së në Vushtrri, u emërua në bordin e Trepçës

Publikuar më:

Tri ditë më parë, Qeveria e Kosovës ka emëruar bordin e përkohshëm të drejtorëve të Ndërmarrjes Publike “Trepça”.


Pa asnjë sqarim rreth të kaluarës dhe gradimit të drejtorëve të re të këtij bordi, Qeveria kishte publikuar vetëm emrat, shkruan “Jepi zë”.

Ndër këta emra ishte edhe Alban Krasniqi, emër mjaft i njohur në partinë në pushtet. Por, nuk lidhet me Albanin kryesor që është burri i ministres Albulena Haxhiu. Alban Krasniqi tjetër i VV-së është anëtar në Vushtrri, në të cilën komunë edhe kishte garuar për asamble.

Është mësuar se Krasniqi u rehatua në këtë bord të përkohshëm, mirëpo me qëllim të “rehatohet” edhe për bordin e rregullt.

Gazeta ka provuar të bisedojë jozyrtarisht me zyrtarët e Trepçës lidhur me emërimin e bordit, por të gjithë ishin “të hekurtë” rreth informacioneve.

Ndërkohë, pjesë e këtij bordi është edhe anëtari i “përhershëm”, Shyqyri Sadiku, të cilën e emëruan tri qeveri me radhë, duke përfshirë dy herë nga Qeveria Kurti dhe një herë nga ajo e Avdullah Hotit.

Sidoqoftë, partia që po qeveris me vendin kishte kritikuar vazhdimisht qeveritë e kaluara për vendosjen e militantëve në bordet e ndërmarrjeve publike. Mirëpo, këtë gjë e ka bërë edhe vetë në Qeverinë Kurti 1 si dhe tash. Për këtë, janë arsyetuar se bordet janë të përkohshme.

JU REKOMANDOJMË