Ish-deputetja Drita Kadriu do të jetë drejtoreshë në qeverisjen e Bedri Hamzës

Publikuar më:

Ish deputetja nga Mitrovica, profesoresha Drita Kadriu, do të bëhet pjesë e ekipit të kryetarit të ri.

“Jepi zë” përmes burimeve ka kuptuar se ajo do të jetë pjesë e ekzekutivit komunal.

Prof.Dr. Drita Kadriu, besohet se do ta marrë në udhëheqje njërën nga drejtoritë, që lidhet me sferën që ka përvojë të gjatë.

Deri tani është kuptuar se pjesë e ekzekutivit përveç Kadriut, do të jenë edhe Vesa Broja dhe Valdete Idrizi.

Ndryshe, Hamza ditën e premte me datë 26.11.2021 duke filluar nga ora 10:00, do ta bëjë betimin si kryetar i Komunës së Mitrovicës.

JU REKOMANDOJMË