Ish-deputeti i LVV-së Mirsad Shkreta kandidat për drejtor të QKSUK-së

Publikuar më:

SHKSUK ka publikuar listën me emrat e kandidatëve për drejtor të QKSUK-së, në mesin e të cilëve është edhe një ish-deputet i LVV-së.

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Mirsad Shkreta ka kandiduar për pozitën e drejtorit të Qendrës Klinike Stomatologjike të Kosovës, shkruan Gazeta Shneta.

Shkreta ka qenë deputet i LVV-së në legjislaturën e kaluar dhe anëtar i Komisionit për Shëndetësi, ndërsa në zgjedhjet e 9 shkurtit nuk ka arritur të rizgjidhet pasi ka marr vetëm 10213 vota.

Sllamniku-Dalipi është profesoreshë në Fakultetin e Mjekësisë. Ajo ka qenë Prodekane për financa në vitet 2023-2024. Gjithashtu mban pozitën e ud.shefes së Parodontologjisë dhe Mjekësisë orale në QKSUK.

Gazeta e ka pyetur Sllamniku-Dalipin se çfarë lidhje familjare ka me Luan Dalipin, shefin e kabinetit të kryeministrit Albin Kurti, dhe nëse kjo lidhje mund të ndikojë në përzgjedhjen e saj, por ajo nuk është përgjigjur në pyetjet e dërguara përmes email adresës.

Kandidat në këtë konkurs është edhe Kastriot Meqa, i cili ka udhëhequr këtë institucion deri para pak ditësh.

Aida Namani-Rexhepi gjithashtu kandidate, ka mbajtur pozitën e drejtoreshës mjekësore. Namani-Rexhepi gjithashtu ka qenë anëtare e Bordit Drejtues të SHSKUK-së në vitet 2021-2024.

Kandidati i fundit është Shqiprim Bajrami, kryetar i Sindikatës së Punëtorëve shëndetësor në QKSUK.

Ndryshe Bordi dje e ka emëruar edhe komisionin përzgjedhës për konkursin për drejtor të Qendrës Klinike Stomatologjike dhe qendrave të shëndetit mendor.

Në komision janë vendosur: Ardian Shefiu kryesues, dhe anëtarët Gëzim Murseli, Fikret Arifi, Hasan Ajeti dhe Niman Bardhi nga Ministria e Shëndetësisë

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.