“Interex” kapet duke bërë mashtrime me flamujt e produkteve

Publikuar më:

Një nga pikat më të frekuentura në kryeqytet, “Interex” në afërsi të Qendrës Klinike Universitare, ka gjendje të njëjtë.

Ndryshe nga çdo produkt tjetër, që kishte çmimin dhe flamurin, nuk kishte edhe te produkti serb.

Ndërsa, çipsit nga Bosnja i ishte vendosur flamuri grek. Derisa tek prodhimet vendore, flamujt ishin aty dhe të vërtetit.

Kur punëtorja e sektorit pyetet rreth mungesës së flamujve, tregon se i përket vetëm kompanisë që po ia mirëmbante sektorin, duke shtuar se është në këtë pikë është përgjegjësi e punëtorit të kompanisë që sjell produktin për t’u kujdesur për çmimin dhe flamurin e origjinës.

“Gazetarja: E pse s’po i qitni flamurat?

Punëtorja: Unë nuk punoj këtu, unë veç për “Besianën” punoj. “Aleva” është e sh****.

Gazetarja: “Besiana”, a ka te vogël?

Punëtorja: A po e donë ma të vogël se qeta të 200-ve?

Gazetarja: Le se po e marrë qeta. Veç që s’po i shoh flamujt e pak problem.

Gazetarja: E ti veç për Besianën je a? Te e jotja kokan.

Punëtorja: Unë ju rri gati të mijave.

JU REKOMANDOJMË