“Interex” në Vushtrri vendos në zbritje petë të mykura

Publikuar më:

EPetë të mykura janë gjetur në raftet e marketit “Interex” në Vushtrri, në magjistralen Mitrovicë – Prishtinë, dje rreth orës 15:20.

Një qytetar ka dërguar në adresë të sinjali një fotografi, duke shprehur shqetësim për cilësinë e këtyre petëve. Ky lexues pretendon se petët të cilët janë në zbritje nga 45 centë në 39 centë, janë të mykura.

Në këtë petë shihen disa pika të gjelbra, për çka sinjalizuesi ka aluduar se është e prishur.


Sinjali ka kontaktuar me menaxherin e këtij marketi dhe i njëjti e ka pranuar se ka pasur dy petë të mykura, të cilat stafi i ka gjetur pas lajmërimit dhe ka njoftuar se të njëjtat janë larguar nga shitja.

“Ok, i kontrolluam të gjitha llojet e petëve. Afat kanë, por hasem në 2 copë tjera, i largua nga shitja menjëherë”, tha ai.

JU REKOMANDOJMË