Inspektorët të pamëshirshëm me lokalet që po prishin qetësinë në Vushtrri e Mitrovicë, ankohen pronarët

Publikuar më:

Inspektorët e komunës së Vushtrrisë e Mitrovicës  të mërkurën bashkë me policinë kanë gjobitur 16 lokale të natës në këto dy qytete për prishje të rendit e qetësisë publike.

Inspektorët e Mitrovicës mbyllën 5 lokale për këtë arsye.

Por, pronarët e tyre po ankohen se orari i punës është i shkurtër deri në ora 10 të natës, fiks atëherë kur vetë të rinjtë fillojnë të dalin natën,ndërsa për zhurmën thonë se lokalet i kanë të izoluar.

VIDEO

JU REKOMANDOJMË