Inspektorati dënon me 4800 euro bordin e Ujësjellësit, zgjodhën jashtëligjshëm kryeshefin

Publikuar më:

Javë më parë, Inspektorati i Punës ka konstatuar se janë shkelur procedurat dhe është shkelur ligji me zgjedhjen e Bashkim Kurtit si kryeshef në Ujësjellës.

Për këtë, Inspektorati ka kërkuar të anulohet konkursi dhe të bëhet rizgjedhja, shkruan “Jepi zë”.

Mirëpo bordi prej katër anëtarëve nuk ka respektuar vendimin e Inspektoratit, për çka janë dënuar me nga 1200 euro.

Në dokumentin e siguruar nga “Jepi zë”, shihet se janë dënuar katër anëtarët dhe vlera e gjobës në total arrin në 4800 euro.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.