Inspektorati dënoi me 1000 euro “Viva Fresh Store” në Mitrovicë

Publikuar më:

Gjobitja e Viva Freshit në Shupkovc nga komuna e Mitrovicës(DOKUMENT)

Manipulimet dhe mashtrimet që kompania “Viva Fresh” ua ka bërë qytetarëve të Kosovës gjithandej vendit duke fshehur vajin se kinse ka mungesë për ta ngritur pastaj çmimin në hava, është shoqëruar me inspektime të këtij biznesi.

Inspektorët komunal të Drejtorisë së Inspecionit në Komunën e Mitrovicës duke parë rritjen e paarsyeshme të produkteve ushqimore bazike, me theks të veçantë rritjes së çmimit të vajit ushqimor, gjatë ditës së sotme kanë realizuar inspektime në disa subjekte afariste, kryesisht qendra tregtare.

Inspektorët komunal të tregut të cilët ishin të shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë së Inspecionit, Valon Brahimi, kanë konstatuar se janë mese 3,471 litra vaj të cilave u ka munguar fatura e furnizimit, ndërsa aktualisht në treg shiten me çmim 3.49 euro për 1 liter vaj apo në vlerë totale prej 12,113.79 euro.

Ndërkaq, duke u bazuar në dispozitat ligjore, të gjitha subjektet afariste të cilat kanë manipuluar me çmimet, janë detyruar që produktet në fjalë t’i largojnë nga tregu i shitjes.

Ditori ka siguruar dokumentin që dëshmon shiptimin e gjobës prej 1 mijë euro për Viva Fresh.

Me këtë rast, drejtori i DI-së, Valon Brahimi, u benë thirrje të gjithë tregtarëve dhe subjekteve afariste që të sillen konform kornizave ligjore, në të kundërtën paralajmëron ndëshkime sipas ligjeve në fuqi.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.