Inçizim i rrallë ku shihet Komandanti legjendar Adem Jashari me shokë në vitin 1993 

Publikuar më:

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka publikuar një incizim interesant ku shihet komandanti legjendar Adem Jashari, me shokë e dashmirë me rastin e vizitës për ngushëllime te familja e Artistit të Popullit, Ndrekë Luca.

Këtë incizim Lladrovci e ka publikuar në Facebook, të hënën – incizimi daton nga viti 1993.

“Incizim me Komandantin legjendar Adem Jasharit, me shokë e dashamirë me rastin e vizitës për ngushëllime te familja e Artistit të Popullit, Ndrekë Luca. Është incizim i mesit të janarit të vitit 1993, ato ditë dola nga spitali në Tiranë ku u trajtova, pas torturave nga okupatorit serb, ku më kishin përcjellë Hashimi, Kadriu dhe Naiti”.

“Në videoincizim, në ngushëllime për aktorin e madh, Ndrekë Luca, vërehet Adem Jashari, Bajram Mehmetaj, Ali Lajçi, Gëzim Avdimetaj, Isa Demiri, Zekiria Cana, Ismet Rashiti, Xun Çeta, Xhemail Fetahaj, Mal Lokaj, Bekim Lumi, Sadri Murtezaj, Ragip Grabovci, Qerim Shkreli…të cilët po i dalloj. E falënderoj nga zemra mikun tim Gëzim Avdimetajn, i cili ma dërgoi këtë video unike me rastin e ngushëllimeve te familja e Artistit të Popullit, Ndrekë Luca që aq shumë e deshti Kosovën”, ka shkruar Lladrovci.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.