Incidenti i mbrëmshëm në Zveçan, Policia: Njësia anti-terror po punon intensivisht për të zbuluar autorët

Publikuar më:

Një incident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Zveçan, ku persona të panjohur kanë hedhur dy granata dore në objektin e Postës së Kosovës. Policia e Kosovës tashmë ka dalë me deklaratë zyrtare, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas informacioneve zyrtare, ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:20. Njëra nga granatat ka shpërthyer, duke shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht nuk është raportuar për persona të lënduar.

Njësitë relevante të Policisë së Kosovës kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se brenda objektit ndodhej edhe një granatë e pashpërthyer.

Pas evakuimit të përkohshëm të banorëve përreth, njësia e specializuar për trajtimin e mjeteve eksplozive ka realizuar shpërthimin e saj në mënyrë të kontrolluar.

“Njësia anti-terror janë duke punuar intensivisht për të zbuluar autorët e këtij shpërthimi. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Policia e Kosovës i dënon ashpër këto veprime të rrezikshme dhe apelon tek qytetarët që të bashkëpunojnë me autoritetet për të ndihmuar në identifikimin e autorëve të këtij shpërthimi.

Çdo informacion që mund të ndihmojë hetimet mund të raportohet në numrat e Policisë apo përmes linjave të besueshme të raportimit.” –njoftoi Policia.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.