Ilir Peci i Zveçanit: Sot s’kam dalë në punë se vikend, nuk e kam menduar dorëheqjen

Publikuar më:

Në Leposaviq serbët janë mbledhur sërish për të protestuar, duke nisur kështu ditën e gjashtë të protestës atje.

Në Leposaviq sot në mëngjes është qetësi, ndërsa në pllajën përballë komunës së Leposaviqit janë pjesëtarë të KFOR-it italian të stacionuar pas telave me gjemba dhe gardhit metalik, ndërsa ka edhe autoblinda të njësive speciale të Policisë së Kosovës.

Në rrjetet sociale gjatë natës u përhap lajmi se kryetari i sapoemëruar Lulzim Hetemi është larguar nga ndërtesa e komunës.

Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci: Sot s’kam dalë në punë se vikend, nuk e kam menduar dorëheqjen

Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, ka thënë se sot nuk ka dalur në punë për shkak të vikendit.

Peci tha se përkundër diskutimeve për mundësinë e zgjedhjeve të parakohëshme, një gjë të tillë s’e ka menduar ende.

“Për bese ne s’e kemi menduar atë. Nuk mund të them diçka përfundimisht. Na duhet të bisedojmë me kabinet”, tha Peci për Klan Kosova.

Kujtojmë se kryeministri i vendit, Albin Kurti, mbrëmë për NBC tha se nuk e përjashton mundësinë për zgjedhje të parakohshme në veri, por sipas tij “ato duhet jenë fer, demokratike dhe të lira”.

“Kryetarët e rinj duket se nuk e kanë legjitimitetin e mjaftueshëm për shkak të pjesëmarrjes së vogël të votueseve në zgjedhje. Ne kemi bërë thirrje që të gjithë të marrin pjesë, por Beogradi ka kërkuar nga qytetarët serbë që t’i bojkotojnë zgjedhjet e 23 prillit”, tha Kurti

JU REKOMANDOJMË