Idrizi hedh dyshime se Tahiri mund të ketë paguar për t’ia rregulluar vetes imazhin në sondazhe

Publikuar më:

Kandidati i PDK-së për kryetar komune të Vushtrrisë, Ferit Idrizi  ka hedhur dyshime se kundër kandidati i tij nga LDK, Xhafer Tahiri mund të ketë paguar për t’ia rregulluar imazhin në sondazhe.

“Nuk e di nëse është niveli i tyre si ekspert për këto sondazhe, apo i ka paguar shumë mirë Xhafa, ju ka dhënë para, për t’ia rregulluar imazhin në sondazhe” ka thënë Idrizi në ATV.

Idrizi ka thënë se kjo ka ndikuar te një pjesë e elektoratit e cila ka qenë e pavendosur duke bërë që ai të dëmtohet me vota në zgjedhje.

Ndër të tjera Idrizi ka thënë se ka 3 mijë vota më shumë se partia, dhe se ka pritur t’i fitoi mbi 40% në këto zgjedhje.

JU REKOMANDOJMË