I vjedhin bagëtinë me vlerë afër 6000 euro: Qytetari shpreh shqetësimet e tij rreth rastit

Publikuar më:

Një qytetar ka shprehur shqetësimin e tij për lajmi.net, pasi disa persona i vodhën një pjesë të bagëtisë së tij.

Ai tha se i vodhën tre bika, afro 400 kg secili dhe me vlerë gjithsej rreth 6000 euro.

Qytetari tha se rreth rastit janë të njoftuar edhe policia, të cilët kanë marrë të gjitha informatat e nevojshme.

Ai ka treguar se vazhdojnë të qëndrojnë të shqetësuar me dyshimin se ata persona mund të vijnë prapë dhe të vjedhin pjesën tjetër të bagëtisë.

Ndërkohë më tutje shtoi se kërkon nga ndihmë nga shteti, duke marrë parasysh se i është bërë dëm i madh financiarisht./lajminet

JU REKOMANDOJMË