I la 8 vjet pa banesa, pronarët e tokave në Mitrovicë kanë mbetur pa shtëpi

Publikuar më:

Tomor Baruti, banor në lagjen “Ali Zeneli” në Mitrovicë në vitin 2013 përmes një marrëveshje me kompaninë, “Euro Keni Sh.p.k” vendosi që të jap pronën prej 803 metrave katrorë për ndërtim të një kompleksi banesor.


Prona në vlerë 722 mijë euro do t’i kompozohej me banesa nga kompania, “Euro Keni Sh.p.k”.

Sipas marrëveshjes në mes palëve, të gjitha ndërtimet do të përfundonin brenda dy viteve.

“Halli jonë është që fillimisht kemi pas pronat tona këtu të cilën pronë e kemi dhënë për ndërtim të lartë, kompanisë ‘Euro Keni Sh.p.k’ me pronar Sami Rexha. Kjo pronë është dhënë më vullnetin tonë me marrëveshje të dy anshme, ky pronari Sami Rexha ka premtu që në afat prej dy viteve banesat do të ndërtohen dhe do të jenë në funksion. Por çka ka ndodh ka ndodh e kundërta”, thotë ai.

8 vite pas, Tomor Baruti thotë se ndihet i mashtruar nga kompania pasi që  banesat janë të pa banueshme.

“Banesat janë të pa banueshme disa që po i shihni që janë të banueshme janë bërë të banueshme me vetëfinancim të banorëve pasi që nuk kanë pas ku të shkojnë. Edhe ato nuk janë ende të banueshme krejt… tjerat nuk janë të banueshme, kemi kërku me e zgjidh këtë problem”,  tregon ai.

Kallxo.com që nga 2 shtatori ka provuar të kontaktoj më Sami Rexhën pronar të kompanisë, “Euro Keni Sh.p.k”, mirëpo që i njëjti deri në publikimin e këtij artikulli nuk ka kthyer përgjigje.

Ndërkaq, Policia e Kosovës ka thënë për KALLXO.com se në lidhje me rastin nuk ka rast të iniciuar.

“Në evidencat tona nuk ka procedurë të iniciuar për rastin për të cilin ju jeni interesuar”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës për

Kallxo.com ka provuar të kontaktoj edhe me kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtiri por që i njëjti nuk ka kthyer përgjigje.

JU REKOMANDOJMË