I blinduar nga EULEX, Kadri Veseli largohet nga shtëpia e tij në Bair

Publikuar më:

Kadri Veseli largohet nga shtëpia e tij nën përcjelljen e forcave të shumta të EULEX-it. Ish-kryetari i PDK-së, Kadri Veseli është larguar nga shtëpia e tij në Bajr të Mitrovicës nën përcjelljen e forcave të shumta të EULEX-it.

Nga pamjet shihen vetura të shumta të policisë së EULEX që e përcjellin Veselin nga shtëpia.

Kadri Veseli ka qëndruar për disa orë në shtëpinë e tij në Mitrovicë për vizitë familjes pas vdekjes së babait të tij të mërkurën.

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, dhe kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Veriore, Talat Xhaferi, po qëndrojnë në qytetin e Mitrovicës për të shprehur ngushëllime në familjen e Kadri Veselit.

Ata janë parë nën shoqërimin e kreut të Drenasit, Ramiz Lladrovci. Ali Ahmeti dhe Talat Xhaferi po qëndrojnë në Mitrovicë në ditën që aty gjendet edhe ish-kreu i PDK’së, Kadri Veseli.

JU REKOMANDOJMË