Kryetarit të ri të Mitrovicës, Bedri Hamzës, si duket nuk po i pritet ta marrë detyrën, pasi ka ndryshuar datën e mbajtjes së seancës për betim.
Ndonëse ditë më parë e publikoi ftesën për datën 1 dhjetor, sot ai ka ndërruar mendje dhe këtë gjë do ta bëjë 5 ditë më herët, shkruan “Jepi zë”.
Sipas njoftimit të publikuar në faqen e Komunës së Mitrovicës, ceremonia do të mbahet pasnesër, ku do të betohet kryetari Bedri Hamza dhe asamblistët.
Ndërkohë, duhet theksuar se Hamza ende nuk ka zyrtarizuar ndonjë marrëveshje koalicioni për qeverisjen e re.
Sic ka raportuar “Jepi zë”, ende nuk janë vendosur të gjithë emrat që do të drejtojnë dikasteret komunale.