Hysni Ahmeti largohet nga Inspektorati, Fidan Ademi emërohet shef i ri i inspektorëve

Publikuar më:

Hysni Ahmeti e ka pasur ditën e fundit në krye të Drejtorisë së Inspektoratit, pasi kryetari Agim Bahtiri e ka larguar nga kjo pozitë.


Shef i ri në Inspektorat do të jetë deri tash shefi i asamblistëve të VV-së, Fidan Ademi, vendimi për emërimin e të cilit u nënshkrua sot, shkruan Jepi zë.

Gazeta ka mësuar nga burime brenda kabinetit të kryetarit, se Hysni Ahmeti që nga nesër do të jetë drejtor i Ambientit dhe Fidan Ademi do të nis punë në një prej drejtorive më të rëndësishme.

Ndërkohë, “Jepi zë” mëson se nesër do të zhvillohet një takim i zyrtarëve të lartë të partisë, ku do të vendoset për shkarkimin e dy drejtorëve të tjerë dhe emërimin e dy të rinjve.

Ndryshe, drejtoria e Inspektoratit ka një punë kyçe në këtë kohë, pasi është pjesë e monitorimit të respektimit të masave kundër COVID-19./Jepi zë

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.