Humbje të mëdha në Trepçë nga prishja e liftit: Punëtorët në pushim, minus mbi 1000 tonë xehe

Publikuar më:

Një defekt në liftin që bart minatorët, ka paralizuar gjithë minierën “Trepça”.


Prej dy ditësh, aty nuk është nxjerrur as një kaci xehe, shkruan “Jepi zë”.

E siç mëson Gazeta “Jepi zë”, në ditë të zakonshme nxirreshin deri në 700 tonë.

Kështu, me një llogari të thjeshtë, del se për dy ditë sa lifti nuk ka qenë në funksion dhe minatorët nuk kanë mundur të punojnë, nuk janë nxjerrur të paktën 1000 tonë xehe.

Minatorët i kanë konfirmuar gazetës se që prej ditës kur lifti është prishur, nuk kanë punuar fare.

Vlen të theksohet se kjo prishje rrezikoi edhe 62 minatorë, të cilët ishin duke punuar para dy netësh në Minierë.

Ata mbetën të ngujuar deri rreth orës 03:00 të mëngjesit, pasi mundësia për të dalë ishte vetëm përmes skipit, i cili nuk zë më shumë se 3 persona.

JU REKOMANDOJMË