Rexhep Lushta, kryeimam në Bashkësinë Islame të Mitrovicës ka reaguar përmes një postimi ndaj trajtimit të punëtorëve që merren me bujqësi.
Ai ka treguar për një punëtor që paguhet në baza ditore nga 20 euro, por atij nuk i paguhen obligimet tjera, dhe në të ardhmen nuk do të mund të gëzojë pension të mirë, shkruan Jepi zë.
Hoxha ka përmendur edhe mangësi tjera, duke kërkuar nga organet përgjegjëse t’i kontrollojnë pronarët e tokave që dinë të marrin subvencione por nuk i kryejnë obligimet ndaj punëtorëve.
Postimi i plotë:
Sot me rastisi me e taku nje punetor ne sektorin privat, dhe gjate bisedes me te me thotë se punon ne bujqesi dhe bujku tek i cili punon e paguan 20 € në ditë, këto të holla i merr ose çdo ditë ose me së largu 1 herë në javë (sipas nevojës), mirëpo as nuk paguan trust pensional e as tatim shtetit, u ndala dhe mendova neser ky person kur e mbush kohen e pensionit me çfarë do të jetoj, kur nuk ka bazë për të jetuar, përveç ndihmës që shteti ua jep personave mbi moshen 65 vj. Kjo për faktin se nuk ka pas mundesi që të kursej asgjë nga ajo pag e mjerë të cilën e ka marr. Poashtu edhe nëse i ndodh diçka më vendin e punës ska ku të ankohet sepse ska kontratë pune.
Prandaj shteti duhet që të interesohet edhe për këtë kategori të punëtorëve, duke dal edhe nëpër fusha dhe duke inspektu këta punëtor, dhe të mirret edhe me bujqit të cilët dijn të kërkojnë subvencione nga shteti por kur është në pyetje mos respektimi i të dejtave të punëtorve nuk e lënë keq.