Hovenier: Po përballemi me disa sfida me Qeverinë Kurti – përkushtimi për popullin e Kosovës mbetet po aq i fortë si gjithmonë

Publikuar më:

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka ripërsëritur qëndrimin e Shteteve të Bashkuara se po përballen me disa sfida me Qeverinë Kurti.

Sipas tij, këto sfida kanë ndikuar në cilësinë e partneritetit mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

“Ashtu siç tha zëdhënësi i DASh-it, qeveria amerikane shpreson që Qeveria e Kosovës ‘do t’i kthehet angazhimit të ngushtë dhe konstruktiv me ShBA-në, BE-në, NATO-n dhe partnerët e tjerë’”.

“Por, edhe pse disa fusha të bashkëpunimit me qeverinë e tashme mbesin më pak pozitive sesa do të kishim shpresuar, përkushtimi i Shteteve të Bashkuara për popullin e Kosovës mbetet po aq i fortë si gjithmonë”, tha Hovenier në një konferencë të përbashket me presidenten Vjosa Osman, njofton Klankosova.tv.

Këto komente, Hovenier i bëri pas ngjarjes nënshkrimit të grantit nga presidentja Osmani në vlerë prej 34.5 milionë dollarë me USAID-in.

Hovenier më tej tha se ngjarja e sotme dhe përmbyllja e një marrëveshjeje për të ofruar afro 35 milionë dollarë për popullin e Kosovës e thekson përkushtimin e Shteteve të Bashkuara ndaj popullit të Kosovës, por jo domosdo edhe për ndonjë qeveri të caktuar.

“Megjithatë, e di, që ky manifestim ndaj popullit të Kosovës nuk vlen domosdo për ndonjë qeveri të caktuar, apo veprimet politike të asaj qeverie”, tha Hovenier.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.