Himni i Policisë së Kosovës intonohet për herë të parë

Publikuar më:

Policia e Kosovës ka mbajtur sot ceremoninë qendrore të shënimit të 25 vjetorit të themelimit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani tha se Policia e Kosovës për herë të parë do të ketë himin dhe marshin e saj.

“Në këtë datë historike të  25 vjetorit themelimit, Policia e Kosovës tani për herë të parë ka të kompozuar himnin dhe marshin e policisë së Kosovës, të cilat ekskluzivisht në këtë 25-vjetor do të publikohen dhe njëkohësisht do të interpretohen para jush”, tha Kelani.

Himnin e Policisë së Kosovës e kompozoi Drinor Zymberi, ndërsa marshin e kompozoi Valton Beqiri. Garda e Policisë së Kosovës parakaloi gjatë intonimit të himnit.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.