Heqja e orës policore, zgjatja e orarit të gastronomisë – të gjitha masat që pritet të lirohen nesër

Publikuar më:

Shoqata e Gastronomeve të Kosovës ka takuar pasditen e sotme zëvendësministrin e Shëndetësisë, Arsim Berishën, me të cilin kanë diskutuar rreth masave të reja që pritet të vendosen nesër.

Mësohet se nga ky takim është diskutuar zgjatja e orës për restorante e kafiteri, ku pritet që të zgjaten deri në orën 23:00 po ashtu edhe heqja e orës policore dhe lirimi i ahengjeve e klubeve të natës.

Arian Veanica nga Shoqata e Gastronomëve tha për Insajderin se kanë kërkuar masat e cekura më lartë ku sipas tij pritet që të merret vendim nesër për to.

“Ishim ne takim me zv. Ministrin. Kërkuam mu liru ahengjet, klubet, dhe funksionimi i kafe bar restoranteve sipas rregulloreve komunale, si dhe të hiqet ora policore. Një pjesë do të aprovohen, po të shohim se çka vendoset me sigurtë” tha ai.

Në takim me përfaqësues të shoqatës ishin edhe  shefi i kabinetit, Kujtim Salihu dhe këshilltarja politike, Lumturie Beka.

Ndërkohë nesër pritet që Qeveria e Kosovës të publikoj masat e reja anti-Covid.

Masat sipas rregullores komunale janë për kafe deri në orën 23:00 gjatë dimrit ndërsa gjatë verës deri në orën 24:00.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.