Helmohen 18 kosovarë nga ushqimi në të pame

Publikuar më:

18 persona janë paraqitur në Qendrën e Mjekësisë Familjare në fshatin Besi të Prishtinës të cilat i kanë pasur simptomat si: Vjellje, ethe, barkqitje, dhembje të muskujve dhe temperaturë.

Kështu thotë raporti i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë.

Pesë nga pacientët janë referuar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Emshir për të kryer testin anti-COVID.

Sipas raportit të gjithë këta kanë rezultuar negative.

“Ka pasur rast vdekje në një familje dhe kanë porositur ushqim në një restorant. Të gjithë janë helmuar dhe disa janë në gjendje të keqe. Rasti ka ndodhur në fshatin Trudë. Kanë qenë në vizitë Naser Ramadani dhe disa ekipe mjekësore”, ka treguar një qytetare.

Disa prej pacientëve që gjendjen e kanë pasur më të rëndë janë referuar për në Klinikën Infektive për hulumtim të mëtutjeshëm në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

JU REKOMANDOJMË