Haxhiu: Aq shumë e kanë degraduar shëndetësinë, saqë askush nuk konkuron për pozitën e drejtorit të Spitalit të Mitrovicës

Publikuar më:

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se qeveria Kurti vazhdon të mburret me dështimet.

Haxhiu thotë se pas një neglizhence 4-vjeçare më në fund e përuruan Repartin e Pediatrisë në Spitalin e Mitrovicës.

“Pas neglizhencës 4 vjeçare me në fund e përuruan Repartin e Pediatrisë në Spitalin e Mitrovicës, projekt i filluar në vitin 2019. Dihet që gjysma e buxhetit për këtë projekt ishte siguruar donacion nga shoqata “Nëna Terezë”, që operon në Gjermani me udhëheqës Shaqir Gashin dhe shoqata “Jetimat e Ballkanit”, me udhëheqës Halil Kastrati” shkruan Haxhiu raporton Gazeta Blic.

Ai tutje thotë se të njëjtit aq shumë e kanë degraduar shëndetësinë saqë  askush nuk ju konkuron në konkurs për pozitën e drejtorit të Spitalit të Mitrovicës.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.