Haxhi Avdyli dështon edhe kësaj radhe të bëhet Ministër i Shëndetësisë

Publikuar më:

Zyrtari dhe deputeti i Listës “Guxo”, Haxhi Avdyli, ka dështuar edhe kësaj radhe që të emërohet ministër i Shëndetësisë. Sot kreu i Qeverisë, Kurti, ka emëruar Rifat Latifin si zëvëndësues të Arben Vitisë.

Avdyli fillimisht nuk ishte emëruar ministër i Shëndetësisë pas arritjes së koalicionit të “GUXO”-s me Lëvizjen Vetëvendosje , derisa një pozitë të tillë s’ka arritur që ta zë edhe pas largimit të Arben Vitisë.

Kur ishte pyetur në korrik nëse do ta jetë ministër i ri i Shëndetësisë, Avdyli s’kishte konfirmuar asgjë, megjithatë kishte shprehur gatishmërinë e tij për t’u bërë ministër.

“Çdo detyrë që më besohet, veçanërisht ato në sferën ë shëndetësisë, besoj se mund t’i kryej me profesionalizëm”, kishte dekalaruar Avdyli për Kallxo.com

Avdyli kishte thënë se nuk është në dorën e tij posti i ministrit, ndërsa kishte treguar se diskutimet janë të vazhdueshme.

“Nuk mund me i konfirmua asgjë, sepse procesi i diskutimeve është i nivelit më të lartë, është i vazhdueshëm por nuk mund ta konfirmoj asgjë sepse kjo nuk është në dorën time por në dorën e atyre të cilët janë vendimmarrës në politikën kosovare sot”, kishte shtuar tutje.

Kryeministri Albin Kurti sot ka emëruar ministrin e ri të Shëndetësisë, Rifat Litifin. Latifi është kirurg në Qendrën Mjekësore, Westchester, New York.

“Unë si kryeministër i Republikës së Kosovës posa kam nënshkruar vendimin për ministrin e ri të Shëndetësisë. Ministri i ri i Shëndetësisë në Qeverinë e Republikës së Kosovës do të jetë profesor doktor Rifat Latifi”, ka thënë sot kryeministri Kurti

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.