Hapja e Urës së Ibrit u propozua nga asamblistja e VV-së, gjatë seancës u përplas me kolegun serb

Publikuar më:

Aida Ferati Doli, asambliste e VV-së në Mitrovicën e Veriut, është zyrtarja që ka propozuar hapjen e urës mbi Ibër.

Ky propozim, është votuar me “Për” nga 11 asamblistë tjerë, teksa një ishte kundër dhe një abstenim.

Ferati Doli tha se është koha të lejohet qarkullimi i lirë mbi Ibër, teksa hasi në kundërshtime nga i vetmi asamblist serb aty.

Dusan Milunovic, tha se vendimi është i pamenduar dhe mund të shkaktojë incidente, pasi sipas tij, po synohet “bashkimi i Mitrovicës”

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.