Hapet konkursi nga FSK, së shpejti shtohen edhe 840 ushtarë

Publikuar më:

Sot zyrtarisht është hapur konkursi për rekrutimin e 840 ushtarëve të rinj në FSK.

Kështu ka bërë të ditur Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, në konferencë për media.

Mehaj ka thënë se ky është konkursi për rekrutimin e numrit më të madh të ushtarëve, ndërsa u ka bërë të gjithë të rinjve të aplikojnë.

“Kam kënaqësinë të njoftoj se sot zyrtarisht shpallim konkursin për pranimin e 840 ushtarëve të rinj të FSK-së. Konkursi për pranimin e numrit më të madh të ushtarëve të FSK-së deri më tash. I ftoj të gjithë të rinjtë e të reja nga të gjitha komunitetet, pa dallim, që të aplikojnë. Ministria e Mbrojtjes garanton proces fer e transparent. Do të zgjidhen më të mirët prej më të mirëve”, ka thënë Mehaj.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.