Kandidati për Kryeministër nga PDK 131, Bedri Hamza sot ka realizuar një takim me gratë e Mitrovicës, me të cilat tha se u mblodhën për të treguar që Kosova mundet ma mirë për vajzat dhe gratë.
Hamza tha se si kryeministër i ardhshëm, si baba i dy vajzave, si bashkëshort i një zonje, si djalë i një nëne dhe si vëlla i 4 motrave, premton se do të punoj dhe përkushtohet që çdo grua në Kosovë të ndjehet e mbështetur dhe e sigurt.
Postimi i plotë:
Gratë janë udhëheqëse, profesioniste dhe biznesmene të jashtëzakonshme. Nga përkushtimi si amvise e deri te ngritja në karrierë, gratë do ta kenë mbështetjen e pakursyer, mundësitë që ju duhen dhe respektin që e meritojnë.
U mblodhëm në Mitrovicë për të treguar që barazia gjinore nuk është vetëm çështje e grave, por e krejt shoqërisë. U mblodhëm për të treguar që Kosova mundet ma mirë për vajzat dhe gratë.
Si kryeministër i ardhshëm, si baba i dy vajzave, si bashkëshort i një zonje, si djalë i një nëne dhe si vëlla i 4 motrave, ju premtoj se do të punoj dhe përkushtohem që çdo grua në Kosovë të ndjehet e mbështetur dhe e sigurt.
Vendosni #MaMirë
Votoni #PDK131