Hajni 16 vjeç vjedh pajisje teknologjike në vlerë të 10 mijë € në Mitrovicë dhe i nxjerr në shitje online

Publikuar më:

Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet, fenomen ky mjaft shqetësues, që po shkakton humbje e pasiguri në biznese. Kështu ka ndodhur edhe së fundmi në një lokal në Mitrovicë.

Siç merr vesh Sinjali, një person i moshës së mitur ka arritur të vjedhë pajisje teknologjike nga ky lokal në rrugën “Nexhip Dragaj”, që kapin vlerën e rreth 10 mijë eurove.

Pronari i lokalit e ka denoncuar rastin në Polici dhe ka raportuar se pajisjet e vjedhura i dyshuari i ka nxjerrë në shitje online.

Si rezultat i raportimit, Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe e ka arrestuar të dyshuarin, e moshës 16-vjeçare.

Burimet e njëjta kanë bërë me dije se i mituri e ka pranuar veprën që ka kryer dhe ka deklaruar se pajisjet që kishte vjedhur i ka shitur.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.