Hajnave nuk ju shkoi gjithçka sipas planit: Pasi vodhën para dhe ari, banorët e fshatit ua zënë “pritën”

Publikuar më:

Disa hajnave në Mleqan të Malishevës nuk ju ka shkuar “operacioni” mirë mbrëmë.

Pasi vodhën një sasi ari dhe 7000€, ata u kapën në ikje e sipër nga banorët e fshatit, shkruan Jepi Zë.

Pasi janë arrestuar, dy protagonistët e kësaj ngjarjeje me vendim të prokurorit ata janë dërguar në mbajtje.

“Fsh. Mleqan, Malishevë 04.10.2021 – 20:30. Është raportuar se dy të dyshuar meshkuj  kosovarë pasi që të njëjtit me forcë kanë depërtuar në brendinë  e shtëpisë së viktimës mashkull  kosovar dhe nga aty kanë vjedhur një sasi stoli ari  dhe para të gatshme në vlerë të përgjithshme rreth 7000 euro. Të njëjtit në ikje janë kapur nga banorët e fshatit, ndërsa si prova materiale u anë sekuestruar: një pistoletë e cila dyshohet se ishte përdorë në rast, 1400€ par të gatshme dhe disa stoli ari. Afër vendit të ngjarjes është gjete një pistoletë me 3 fishekë e cila dyshohet se ishte përdorë në rast nga të dyshuarit, një gëzhojë fisheku dhe disa stoli ari. Të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.