Hajnat sulmojnë me kallash pompën – pronë e familjes drenicase Bajraktari, punëtorët i ndjekin me karrike

Publikuar më:

Kërcënimi me kallashnikov nuk ua trembi syrin.

Madje, rezistencën ndaj hajnave punëtorët e një pompe të derivateve në Maxhunaj të Vushtrrisë e bënë me karrige.

Ata me ulëse, natën e së hënës, ua ndalën turrin tre personave që kishin shkuar aty për të vjedhur.

Pa marrë gjë dhe në këmbë, hajnat ikën në drejtim të Prishtinës.

Në kohën kur ngjarja ndodhi në marketin e pompës, pos stafit, kishte edhe myshterinj.

VIDEO

JU REKOMANDOJMË