Hajnat hyjnë në një shtëpi në Zveçan, vjedhin stoli ari, para dhe mjete pune

Publikuar më:

Një person në fshatin Grabovc të Zveçanit ka raportuar në polici se nga disa persona të panjohur i është thyer shtëpia dhe i janë vjedhur stoli ari, para dhe mjete pune.

Në raportin e policisë thuhet se rasti është duke u hetuar.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se nga persona të panjohur i është thyer shtëpia dhe nga aty i janë vjedhur stoli ari, para dhe mjete pune. Rasti është duke u hetuar”, thuhet tutje në raport.

JU REKOMANDOJMË