Hajnat e varfër të Kosovës, vjedhin kapakët e fellgave të veturave

Publikuar më:

Një ngjarje jo shumë e zakonshme ka ndodhur në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës, ku u realizua një prej vjedhjeve më bizare.


Disa persona që po ashtu ishin të maskuar kanë vjedhur kapakët e fellgave të veturave në një nga autosallonët, ku shiteshin vetura pikapë. Sic shihet, të gjitha ato i ka prekur dora e hajnave.

Sic shihet nga videoja, hajnat ndalen dhe me shpejtësi të dritës kryejnë operacionin e vjedhjes së kapakëve, të cilat edhe në treg kushtojnë shumë pak. Klan Kosova ka kontaktuar edhe me pronarët e këtij autosalloni por ata nuk kanë dashur të flasin për rastin.

Ndërkohë, është kontaktuar edhe Policia e Kosovës, por ky rast nuk rezulton të jetë i raportuar në organet e rendit. Nuk dihet nëse viktimat e kanë thirrur Policinë.

JU REKOMANDOJMË